Borussia Dortmundi shkarkon menaxherin Thomas Tuchel pas triumfit në kupën gjermane
Borussia Dortmundi ka shkarkuar menaxherin e saj, Thomas Tuchel vetëm dy ditë pas triumfit në Kupën e Gjermanisë.
43 vjeçari, i cili pasoi Jurgen Kloppin në Signal Iduna Park, në sezonin 2015-16, triumfoi në Kupën e Gjermanisë vikendin që shkoi, transmeton Periskopi.

Por besohet se arsyeja kryesore e shkurtimit të qëndrimit të tij tek klubi gjerman kanë qenë marëdhëniet e brishta të tij me bordin e klubit. /Periskopi/



