Bosnja shtang Italinë, kualifikohet në Botëror
Ajo festa e Italianëve kur mësuan se për kundërshtar në finalen e play-off-it do ta kenë Bosnjën, iu doli “dardhë me bisht”.
Italianët u eliminuan nga BeH-ja pas akordimit të penaltive.
Pjesa e rregullt përfundoi 1-1, kur Italia edhe mbeti me 10 lojtarë në fushë.
Në vazhdime, dy skuadrat nuk arritën t’ia tundin rrjetat njëra-tjetrës, çka bëri që ndeshja të shkojë ne penalti.
Aty, lojtarët e Bosnjës u treguan të saktë 100%, duke rrëzuar kështu Italinë e madhe.



