Bota e futbollit e pikëlluar pas vdekjes së Bradley Lowery (Foto)

Bota e futbollit e pikëlluar pas vdekjes së Bradley Lowery (Foto)

Tifozi gjashtë vjeçar i futbollit, Bradley Lowery ka ndërruar pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e bëri të ditur familja e të ndjerit me anë të një postimi në Facebook.

Bradley pushtoi zemrat e shumë tifozëve të futbollist sepse në shumë ndeshje të Premier Ligës ai ishte prezent në rolin e maskotës, transmeton Periskopi.

Bradley Lowery formed an incredibly strong bond with Jermaine Defoe

Ai zhvilloi një miqësi të ngushtë me sulmuesin e Sunderland, Jermain Defoe, i cili nuk mundi t’i mbaj lotët kur mësoi se miku i tij i vogël kishte ditët e numëruara.

Bradley vuante nga një lloj i rrallë i kancerit, që zakonisht sulmon fëmijët në moshë shumë të re.

 

Nëna Gemma shkroi njofti se i biri i saj ndërroi jetë në orën lokale 13:35, me datën 07/07/17. /Periskopi

Shpërndaje në: