Bota e futbollit të pikëlluar pas sulmit mizor në Manchester (Foto)

Bota e futbollit të pikëlluar pas sulmit mizor në Manchester (Foto)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një sulm me bombë në qytetin e Manchesterit, Angli, ku po mbante koncert këngëtarja e njohur, Ariana Grande.

Kjo ngjarje e rëndë ka ngjallur reagime edhe nga futbollistë e ish futbollistë që kanë shprehur keqardhje për të gjithë ata që janë lënduar dhe kanë humbur jetën.

“Dua të shprehë ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave. Është një ditë e pikëllueshme për qytetin e bukur të Manchesterit. #TëBashkuar”, shkroi në Twitter kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, transmeton Periskopi.

This was the scene inside the Manchester Arena tonight after the suspected terror attack at the teen concert

Witnesses reported hearing a 'huge bang' at the venue shortly after US singer Ariana Grande's gig finished

Një nga golashënuesit më të mirë në histori të Premier Ligës , Gary Lineker përdori Twitterin që të shprehë mendimet e tij: “Lajm i tmerrshëm nga Manchesteri. Mendimet i kam me të gjithë ata që janë prekur nga sulmi.”

Për ngjarjet e tmerrshme ka reaguar edhe klubi i Manchester Cityt, të cilët shprehën keqardhjen e tyre me anë të një postimi në Twitter: “Jemi shumë të trishtuar për ngjarjet në Arenën e Manchesterit. Zemrat tona janë me të gjithë ata të prekur nga sulmi”.

Deri më tani kanë humbur jetën rreth 22 njerëz, ndërsa mbi 50 janë lënduar. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: