Bournemouth shkatërron dhe i jep leksion Chelseat (VIDEO)
Chelsea është befasuar sonte nga Bournemouth, teksa është mposhtur 4-0 në Vitality Stadium.
‘Blutë’ përfunduan pjesën e parë pa gola, ndërsa në të dytën u shkatërruan totalisht nga një Bournemouth që ishte në formë të shkëlqyeshme sonte.
Joshua King (47′) fillimisht shënoi për vendasit, para se pas një gabimi të David Luiz dhe një pozicion mjaft i dyshimt, Brooks (64′) dyfishoi gjithçka.
Kur pritej që mysafirët të ngushtonin diferencën, Joshua King (74′) sërish shënoi për 3-0.
Për rezultatin final 4-0 u përkujdes Daniels në minutat e fundit të ndeshjes.
Bournemouth ngjitet në vendin e 10 me 33 pikë, teksa Chelsea mbetet në vendin e katërt me 47 pikë. /Periskopi



