Brad Pitt flet për herë të parë për ndarjen me Angeline Jolie
Mbrëmjen e djeshme 52-vjeçari iu bashkua Marion Cotillard në premierën e filmit të tij të Luftës së Dytë Botërore “Allied” në Los Anxheles.
Dhe Brad i cili nuk e kishte më unazën e martesës me vete shpenzoi goxha kohë duke firmosur autografë për fansat e tij dhe duke folur me ta.
Ai tha për E!News: “Po ndjehem vërtet mirë, të gjithë po sillen shumë mirë, dhe më vjen mirë që kam mbështetjen e të gjithëve”.
Kjo deklaratë erdhi disa orë pasi agjencia TMZ raportoi se ylli i filmave doli i pafajshëm nga akuzat për abuzim ndaj fëmijëbve nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare.



