Brazili favorit për ta fituar për të gjashtën herë Kupën e Botës (Foto)

Brazili favorit për ta fituar për të gjashtën herë Kupën e Botës (Foto)

Brazili synon që ta fitojë Kupën e Botës për herë të gjashtë në histori

Kombëtarja e Brazilit është e vetmja që ka marr pjesë në çdo Kampionat Botëror dhe gjithashtu është më e suksesshme pasi ka fituar pesë herë trofeun e çmueshëm, shkruan Periskopi.

Brazili me plotë yje në skuadrës si Neymar, Coutinho, Jesus e Marcelo është favorit për ta fituar Kupën e Botës.

Vlera e kësaj Kombëtare është 952 milionë euro, ndërsa lojtarët më të shtrenjtë sipas ‘Transfermarkt’ janë Neymar 150 milionë euro dhe Coutinho 100 milionë euro.

‘Seleçao’ janë në Grupin E me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën.

Image result for brazil group world cup 2018

Këta janë 23 lojtarët e ftuar nga selektori i Brazilit, Tite:

Portierë: Alisson (Roma), Ederson (Manchester City), Cassio (Corinthians).

Mbrojtës: Danilo (Manchester City), Fagner (Corinthians), Marcelo (Real Madrid), Filipe Luis (Atletico Madrid), Thiago Silva, Marquinhos (both PSG), Miranda (Inter Milan), Pedro Geromel (Gremio).

Mesfushorë: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Manchester City), Paulinho (Barcelona), Fred (Shakhtar Donetsk), Renato Augusto (Beijing Guoan), Philippe Coutinho (Barcelona), ëillian (Chelsea), Douglas Costa (Juventus).

Sulmues: Neymar (PSG), Taison (Shakhtar Donetsk), Gabriel Jesus (Manchester City), Roberto Firmino (Liverpool).

Formacioni i mundshëm i Brazilit:

Tite pritet që të luajë me formacionin sulmues 4-3-3.

Në portë do të jetë Alisson. Mbrojtja pritet të përbëhet nga Miranda, Marquinhos në qendër dhe Danilo dhe Marcelo në krahë.

Mesfusha do të jetë e fuqishme me lojtarë si Paulinho, Casemiro dhe Fernandiho, ndërsa faza ofanzive do të jetë me Neymar dhe Coutinho në krahë derisa në qendër të sulmit do të jetë ylli i Cityt, Gabriel Jesus.

Brazil probable starting XI

Cili lojtar do të befasojë për të mirë në ‘Rusi 2018’?

Të gjithë brazilianët presin më së shumti nga Neymar, por befasia pritet të jetë Paulinho.

Mefushori i Barcelonës ua mbylli gojën kritikëve kur kaloi nga Guangzhoi te gjiganti katalunas dhe kaloi një edicion fantastik me skuadrën e Ernesto Valverdes.
Related image

Paulinho është fizikisht i përgatitur mjaftë mirë dhe pritet që të jetë shtylla e mesfushës së Brazilit.

Cili lojtar mund të zhgënjejë?

Philippe Coutinho nuk u adaptua leht te Barcelona, ndërsa Liverpooli luajti mirë edhe pa të në gjysmën e sezonit. Arsyeja pse mund të zhgënjejë Coutinho është se ai do të luajë në krahun e djathtë që nuk është pozitë e preferuar e tij.
Image result for coutinho brazil sad

Cilat janë gjasta e Brazilit në Kupën e Botës dhe parashikimi se sa larg mund të shkojë kjo Kombëtare?

Brazili do të luajë për ta fituar titullin. Ka skuadra ndoshta më të fuqishme si Franca, Spanja e Gjermania, por ‘Seleçao’ janë në mesin e favoritëve. Ata janë në Grupin E me Zvcrën, Serbinë dhe Kosta Rikën ku janë favorit për të përfunduar në vendin e parë dhe më pas do të nis rrugëtimin drejt titullit të gjashtë në histori të Kupës së Botës. /Periskopi/

Shpërndaje në: