Brazili i papërmbajtshëm në minutat e fundit kundrejt një Kosta Rike të çalë
Përballja e grupit E mes Kosta Rikës dhe Brazilit përfundoi me fitoren solide të brazilianëve 2-0.
Loja mes dy ekipeve latine ishte me shumë raste, veçanërisht nga ekipi Selecao që disa herë rrezikoi portën e kokëfortëve kostarikianë.
Ekipi i Amerikës veriore taktikën e lojës e orientonte në mbrojtje, me një Brazil që vuante shumë për të çarë murin mbrojtës të Kosta Rikës.
Një rast kontradiktor ndodhi në minutën e 80 pas një kontakti në zonën e 11 metërshit mes Neymar dhe mbrojtësit të Kosta Rikës, që referi vendosi penallti për Brazilin, shkruan Periskopi.
Por në ato momente u shpreh pushteti i VAR, në të cilën arbitri pasi pa gjithë rastin u tërhoq nga vendimi, dhe kështu rezultati mbeti e pandryshuar 0-0.
Megjithatë, Brazili gjunjëzoi mbrojtjen e Kosta Rikës në minutën e 91 kur Coutinho shënoi për 1-0. Ndërsa, për t’i shtuar edhe më shumë vuajtjen ekipit verior të Amerikës, u përkujdes Neymar në minutën e 97 që shënoi për 2-0.
Me këtë fitore, Brazili kryeson grupin E me katër pikë, një pikë më shumë se sa skuadra e Serbisë./Periskopi/



