Brenda 20 ditëve, AKI me drejtor të ri
Selimaj ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2015. Ndërsa në kërkesën e tij për dorëheqje Selimaj kishte theksuar se pas një kohë të gjatë më shumë se 7 vite, është koha që ai dhe familja e tij të filloj një kapitull të ri.
Ndërsa në bazë të Ligjit Nr. 03/L-063, afati kohor për emërimin e Drejtorit të ri të AKI-së është brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë, raporton Indeksonline.
Pra duke llogaritur kohën që nga dita e dorëheqjes së Selimajt, data e fundit për emërimin e drejtorit të ri është 15 shkurt.
Drejtori i AKI-së në fillim emërohet për një mandat pesë (5) vjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe njëherë.
Gjatë kësaj periudhe, kompetencat e drejtorit i merr zëvendësi i tij, në këtë rast Latif Merovci. Ky i fundit ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së deri në kohën kur zëvendësimi i Drejtorit të AKI-së emërohet në mënyrë formale.



