Brenda shtëpisë super luksoze të Morena Tarakut (FOTO)

Brenda shtëpisë super luksoze të Morena Tarakut (FOTO)

Një ndër vajzat më të bukura shqiptare Morena Taraku pak ditë më parë ka përfunduar xhirimet e kripit të saj muzikor të titulluar “Femrat”. Tashmë dihet që filmimet e klipit ajo zgjodhi t’i bënte në Turqi dhe pas disa ditësh pritet të bëhet publik për të gjithë.

Ndërkohë Morena është duke pushuar pas punës intensive që pati për realizimin e projektit të ri  muzikor, e duket se vajza simpatike ka zgjedhur shtëpinë e saj super luksoze për të ndenjur e relaksuar.

Një gjë të tillë e ka treguar nëpërmjet postimeve në “Instastory”, ku Morena ka fotografuar veten me këmbë mbi tavolinë dhe njëkohësisht na prezanton dhe me luksin që e rrethon.

Siç shihet edhe nga vetë fotot, Morena jeton në një shtëpi tepër moderne. Ajo është një nga vajzat fatlume që nuk i ka munguar as nuk i mungon asgjë.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan Morena në postimin e saj, ku duhet thënë së është me të vërtetë një ambient mjaft i ëmbël dhe i ndërtuar nga teknologjia e fundit.

Shpërndaje në: