Brenda vilës 35 milionë dollarëshe të David Beckham (Foto)
Victoria Beckham poston vazhdimisht foto në llogarinë e saj në Instagram të vilës 35 milionë Euro në Londër, të cilën e ndan me David, 6 vjeçaren Harper, Romeo, 12 vjeç, Cruz, 15 vjeç, dhe Brooklyn, 18 vjeç.
Video më e fundit e publikuar në Instagramin e Victorias, tregon Cruz duke përgatitur petulla në kuzhinë, ku mbizotëron ngjyra e zezë, dhe në sfond dallohet një ekspres kafeje prej 2,700 paund.
Ndërkohë disa foto të tjera tregojnë një vatër zjarri mermeri, si dhe fëmijët Beckham duke luajtur në një tendë në kopshtin e tyre me drita “zanash”.













