Brigitte ka ankesa për presidentin Macron: Ai nuk di kurrë të ndalet…

Brigitte ka ankesa për presidentin Macron: Ai nuk di kurrë të ndalet…

Por ai që rri në këmbë me gjatë dhe punon më shumë, është pikërisht Presidenti i ri në moshë shkruan Opinion.al. Situata ka shqetësuar zonjën e parë, Brigitte Macron, e cila i rrëfeu pakënaqësitë e saj për të përjavshmen “L`Express”. “Macron duhet të kujdeset më shumë për veten”– tha ajo.

Shpesh darkat me politikanë përfundojnë pasmesnate, dhe në këtë pikë, shkruan gazeta duke përmendur disa raste, Macron kthehen në studion e tij ose në dhomën e gjumit sërish duke lexuar ose shkruar fjalime për ditën e nesërme. Kur nuk bën asnjë nga këto ai kontakton bashkëpunëtorët, ministrat e kështu me radhë. Me pak fjalë, tregon Brigitte ai nuk ndalet kurrë duke punuar.

Një nga bashkëpunëtorët e tij thotë se javën e kaluar, Macron e zgjati darkën zyrtare me delegacionin Italian deri në orën 2.30 të mëngjesit.Të gjitha këto vonesa dhe përkushtim të bashkëshortit ndaj punës po i vuan më shumë 64-vjeçarja, ish mësuesja e presidentin 39- vjeçar.

Shpërndaje në: