Brikena Selmani vazhdon të na impresionojë – kalon në TOP 20

Brikena Selmani vazhdon të na impresionojë – kalon në TOP 20

Raundi i parë i garës prestigjioze “Shteti më i Fuqishëm i Vitit” (The Country’s Power of the Year) ka përfunduar dhe emrat e TOP 20 vendeve finaliste janë shpallur zyrtarisht nga Miss Grand International!

Dhe, pa asnjë dyshim, Kosova dhe përfaqësuesja jonë Brikena Selmani janë mes tyre!

Pas dy ditësh votimesh intensive, më 8–9 Tetor, ku mijëra mbështetës nga mbarë bota u angazhuan në platformat zyrtare të Miss Grand International në Facebook dhe Instagram, vetëm 20 vende arritën të siguronin një vend në fazën e radhës.

Finalistet e raundit të parë janë:

Miss Grand Filipinet

Miss Grand Tajlanda

Miss Grand Guatemala

Miss Grand Meksika

Miss Grand Peruja

Miss Grand Malajzia

Miss Grand Kolumbia

Miss Grand Paraguai

Miss Grand Indonezia

Miss Grand Ekuadori

Miss Grand Brazili

Miss Grand Kosova

Miss Grand Vietnami

Miss Grand Bolivia

Miss Grand Spanja

Miss Grand Venezuela

Miss Grand Myanmari

Miss Grand Tanzania

Miss Grand Republika Çeke

Miss Grand Republika Dominikane

Emri i Brikena Selmanit tashmë është bërë i njohur në të gjitha rrjetet sociale. Me paraqitjen e saj mahnitëse, qëndrimin karizmatik dhe elegancën që e karakterizon, ajo është bërë virale, duke fituar zemrat e publikut, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga shumë vende të tjera, raporton Prive.al, transmeton Periskopi.

Për shumëkënd, ajo është frymëzim, një përfaqësuese dinjitoze e bukurisë. Komentet pozitive, ndarjet masive të fotove dhe videove të saj, si dhe dashuria që po merr nga të gjithë anët e botës, kanë bërë që të krijohet një entuziazëm i madh që Brikena të arrijë deri në TOP 5 — dhe pse jo, të sjellë për herë të parë një kurorë ndërkombëtare në shtëpi!

Urime të gjitha konkurrenteve, dhe veçanërisht Brikena Selmanit, që po e përfaqëson Kosovën me dinjitet.

Së shpejti priten rezultatet e raundit të dytë të votimit./Periskopi/

Shpërndaje në: