Britania e Madhe ndërton sistemin e mbrojtjes “Kupola e Hekurt”

Britania e Madhe ndërton sistemin e mbrojtjes “Kupola e Hekurt”

Britania e Madhe po ndërton mburojën raketore “Kupola e Hekurt” për t’iu përgjigjur kërcënimeve në rritje ruse, njoftoi dje në mbrëmje shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Richard Knighton, sipas “Metro”.

Sistemi, i frymëzuar nga teknologjia e testuar e Izraelit, do të përqendrohet në mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës se rëndësishme dhe qyteteve të mëdha.

Britania e Madhe tani duhet të përmbysë të ashtuquajturin “dividend paqeje” – uljen e shpenzimeve të mbrojtjes pas Luftës së Ftohtë – dhe të angazhojë më shumë burime për t’iu kundërvënë këtyre rreziqeve.

Krahasuar me aleatët si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe ka mbetur prapa në dislokimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të interceptimit të raketave.

Sistemi i ri i integruar i mbrojtjes ajrore dhe raketore do të përfshijë rrjete radarësh të përmirësuar, patrulla ajrore të përforcuara dhe mekanizma për të neutralizuar dronët dhe raketat kruiz.

I modeluar sipas Kupolës së Hekurt të Izraelit, e cila përdor radar për të zbuluar kërcënimet dhe për të lëshuar interceptorë – modeli britanik synon një efikasitet të ngjashëm – në reagimin në kohë reale.

Çdo interceptues mund të kushtojë mbi 2 milionë paund, duke reflektuar kërkesat e teknologjisë së lartë, por duke justifikuar shpenzimet për mbrojtjen kombëtare.

Aleatët e NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, e kanë njohur prej kohësh mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore – si një mungesë të rëndësishme në aftësitë mbrojtëse kolektive.

“Ne e dimë se, në të gjithë NATO-n, një nga boshllëqet më të mëdha në aftësinë e aleancës është mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore, dhe ne jemi pjesë e kësaj”, tha Knighton./Periskopi/

Shpërndaje në: