Britney e rregullt në stërvitje, linjat e saj janë për t’u admiruar (Video)
Qe disa muaj, Britney Spears i ka kthyer linjat e dëshiruara trupore dhe e gjitha kjo falë ushtrimeve të vazhdueshme.
Princesha e muzikës pop shpesh publikon video dhe fotografi nga stërvitjet e saja për t’u treguar fanseve se çfarë duhet bërë për të pasur një trup si të sajin.
Një video të tillë e ka publikuar gjatë të martës, në të cilën paraqitet duke ushtruar në ambient të jashtëm, ndërsa vëmendjen sërish e ka marrë gjoksi i saj.
“Ditë e bukur për t’u stërvitur jashtë”, ka shkruar Britney.
Ka kohë që Spears merr lëvdata nga fansat për fizikun e saj. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BYHEmr8FfHV/?taken-by=britneyspears



