Britney Spears provokon sërish me vallëzimin në një veshje transparente

Britney Spears provokon sërish me vallëzimin në një veshje transparente

Britney Spears u rikthye me një tjetër video provokuese, teksa kërcente në shtëpinë e saj të pushimeve në Meksikë.

Veshur me një kostum të zi transparent, këngëtarja 43-vjeçare u shfaq duke lëvizur me ritmin e hitit të Cardi B, “I Like It”.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Spears u kërkoi falje fansave për disa foto nudo që kishte ndarë më parë, shkruan DailyMail.

“Dashuria për veten dhe vetëbesimi janë diçka që kërkoj. I kërkoj falje kujtdo që tregon të pasmet e mia”, tha ajo, raporton  Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ylli i popit do të festojë së shpejti ditëlindjet e djemve të saj, Jayden dhe Sean, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline po përgatitet të publikojë kujtimet e tij.

Britney, ndërkohë, raportohet se është duke punuar për një film biografik të bazuar në librin e saj “The Woman In Me”, me regji nga Jon M. Chu. /Periskopi/

Shpërndaje në: