Brnabiq tregon objektivat e qeverisë së re të Serbisë
Ana Brnabiq ka njoftuar sonte se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga ajo, do të ketë kontinuitet absolut me qeverinë e mëparshme duke theksuar se objektivi i kësaj qeverie është që çdo vendim të jetë i qëndrueshëm,trasnmeton Indekosnline.
Brnabiq ka thënë gjithashtu se qeveria dhe politika e jashtme kanë vazhdimësi me politikën e tyre që sipas saj nënkupton konvergjencën për në BE, marrëdhënie të mira me Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinën si dhe ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë.
Ajo ka thënë për TV Pink se qeveria serbe gjithmonë në radhë të parë do të mbrojë interesat e Serbisë si dhe interesin për të qenë sa më pranë BE-së.



