Brutaliteti i Oliver Kahnit – priti të gjitha penalltitë e 9-vjeçarëve në një ndeshje bamirëse

Brutaliteti i Oliver Kahnit – priti të gjitha penalltitë e 9-vjeçarëve në një ndeshje bamirëse

Ish-portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Oliver Kahn do të mbahet mend si një prej portierëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Kahn e urrente humbjen dhe ishte aq i obsesionuar me këtë, sa që nuk i interesonte kë e ofendonte në fushë ose kujt i bërtiste.

Tetë tituj të Bundesligës, gjashtë triumfe në Kupë dhe një titull i Champions Leagues janë trofetë që ai i ka fituar përgjatë karrierës, para se të pensionohej më 2008, shkruan Periskopi.

Ai gjithashtu ka fituar edhe Kampionatin Evropian me Gjermaninë në vitin 1996, por Kupa e Botës është një trofe që i ka munguar.

Germany's goalkeeper and captain Oliver

Sidoqoftë, 11 vite pas pensionimit, është publikuar një storie klasike për Kahnin.

Në një event bamirës, ai ishte vendosur në portë për të pritur, realisht për të lëshuar topat të prekin rrjetën, penallti të disa 9-vjeçarëve.

Storia vjen nga një libër e historisë së futbollit gjerman, me titullin “Tori” dhe thuhet se esenca e eventit ishte që secili gol që do të shënohej nga fëmijët, do të fitohej një shumë parash e cila do të dhurohej për bamirësi.

Kjo pak i interesoi Kahnit, i cili priti secilën goditje të gjuajtur drejt tij.

Mentalitet fituesi, apo brutalitet i panevojshëm? /Periskopi.com/

Shpërndaje në: