Buffon arrin një rekord që do t’ia kishte lakmi çdo portier

Buffon arrin një rekord që do t’ia kishte lakmi çdo portier

Gianluigi Buffon ka mbajtur portën të paprekur në 300 ndeshje me fanellën e Juventusit

Portieri italian vazhdon të luajë rol të rëndësishëm te skuadra e Juventusit edhe pse është 40 vjeç, transmeton Periskopi.

Në 655 ndeshje me Juventusin ai nuk i ka lejuar kundërshtarët që t’i shënojnë gol në 300 takime.

Buffon tashmë mban disa rekorde, duke e përfshirë periudhën më të gjatë pa pranuar gol në Serie A (974 minuta), 10 ndeshje rresht nuk ka pësuar gol, gjithashtu në Serie A, si dhe më së shumti porta të paprekura gjatë një sezoni (21 në vitet 2011/12 dhe 2015/16). /Periskopi/

Shpërndaje në: