Buffon e krahason Ligën e Kampionëve me kupën e botës

Buffon e krahason Ligën e Kampionëve me kupën e botës

Portieri legjendar i Juventusit, Gianluyigi Buffon e ka konsideruar një triumf eventual të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve të barabart me fitimin e Kampionatit Botëror.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve do të thoshte shumë për mua. Do të ishte gëzimi më i madh i karrierës sime, së bashku me Kupën e Botës [2006], sepse do të ishte pothuajse një shpërblim – fundi i një rruge shumë të vështirë të përshkruar nga trimëria, kokëfortësia dhe puna e madhe.”, tha portieri.

“Gjithmonë kam dashur t’a fitoj dhe gjithmonë kam qenë i bindur se mund t’a bëj së bashku me ekipin tim, tifozët dhe shokët e skuadrës. Kjo do të ishte e mrekullueshme – mund të flasim më vonë nëse ndodh!”, përfundoi Buffon.

Ndryshe, Juventusi sonte përballet me Monacon në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në: