Buffon: Italia ka vetëm një talent të vërtetë

Buffon: Italia ka vetëm një talent të vërtetë

Gianluigi Buffon e konsideron bashkëlojtarin te Paris Saint-Germain, Marco Verratti, si “talentin e vetëm të vërtetë të futbollit italian”.

Azzurri kanë pësuar një rënie nga hiri në vitet e fundit, kur nuk arritën të kualifikoheshin për Kupën Botërore 2018. Një proces i rindërtimit është duke u zhvilluar, me Roberto Mancinin që ka marrë shkopin menaxherial.

”Kur luan me lojtarët më të dobët, ai vuan sepse nuk e kuptojnë, ndonjëherë ata që janë shumë të mirë nuk kuptohen nga të tjerët”.

”Këtu(në PSG), Marco është me fat të luajë së bashku me lojtarë të mëdhenj të cilët menjëherë janë në gjendje të kuptojnë se ku do të shkojë topi dhe ku e duan, kështu që ju shihni se të gjitha lëvizjet e tij janë mahnitëse”, tha Buffon./Periskopi/

Shpërndaje në: