Buffon: Ne dhe shqiptarët…
“Është një kënaqësi të arrish në këto nivele. Gjithmonë kam punuar dhe jam përpjekur të jap maksimumin. I falënderoj edhe shqiptarët për përgëzimet që më kanë bërë. Jemi dy popuj që na kanë bashkuar shumë gjëra dhe kemi shumë lidhje me njëri tjetrin.”
Më tej Buffon vlerëson edhe Tomas Strakoshën.
“E kam parë edhe ndeshjet e Seria A. Ai po bën një paraqitje shumë të mirë edhe te Lazio kur nuk luan Marcheti. Është një djalë i ri që ka mundësinë të rritet dhe të përmirësohet”, ka thën Buffon.



