Buffon reagon pas humbjes nga Interi
Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka reaguar pas humbjes që skuadra e tij e pësoi mbrëmë nga Interi me rezultat 2:1.
Ai thotë se pësimi i golave nga gjuajtjet e lira nuk është në natyrën e skuadrës së tij.
“Është e treta herë në këtë sezon që pësojmë gol nga goditjet e këndit dhe kjo nuk është në natyrën tonë”, tha Buffon për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”.
“Që në përballjen me Sassuolon u ktheva në shtëpi me disa dyshime, pavarësisht fitores dhe lëvdatave që erdhën në drejtimin tonë. Kjo sepse toleruam shumë në lojën tonë. Një skuadër si Juventusi nuk mund dhe nuk duhet të humbasë. Për 66 minuta nuk luajtëm mirë dhe Interi na sulmoi e na ngjalli frikë”, shtoi kapiteni i bardhezinjve.
Pas humbjes me Interin, Juventusi e sheh veten në vendin e dytë në Serinë A me 9 pikë, pas Napolit kryesues me 10 pikë, pas 4 javëve të para. /Periskopi.com



