Buffon: Refuzova drogën
Numri 1 i Italisë, i cili mbush 39 vjet në janar, ka kontratë me kampionin e Serie A deri në fund të këtij edicioni, transmeton Sportali.net.
“Ende nuk ndjehem si një i moshuar si 38 vjeç,” tha Buffon për Tuttosport.
“A do t’i them lamtumirë lojës pas 10 viteve apo 15 viteve? Kush e di, mund të pensionohem si 65 vjeçar.”
Mëtej Buffon ka zbuluar diçka interesante nga jeta e tij.
“Refuzova drogën kur isha 13 vjeç. Një djalosh në Parma më ofroi pak qejf atëherë. I thash jo dhe 3 vite më vonë ai vdiq nga overdoza. Besoj në gjërat e drejta, ky është karakteri im dhe personaliteti.”



