Buffon s’merret me kritikët
Veterani u fajësua për golin e pësuar në ndeshjen ndaj Spanjës, e cila përfundoi 1:1.
Por, ai thotë se është vetëkritikë dhe se nuk ka nevojë për kritika të të tjerëve.
“Unë nuk do të mbrohem nga kritika të caktuara. Nëse unë kam arritur të ndërtoj këtë lloj karriere, kjo është për shkak se unë jam shumë vetëkritik”, deklaroi Buffon.
“Unë nuk kam nevojë të dëgjoj se si më gjykojnë të tjerët. Unë e njoh veten time. Kundër Spanjës, unë mund të kem bërë më shumë. Por, kundër Maqedonisë besoj se në disa raste jam treguar i madh”, përfundoi ai. /Periskopi.com



