Buffon tregon cili është stadiumi i preferuar – ‘tradhëton’ Juventusin
Portieri legjendar Gianluigi Buffon e ka konsideruar ”Anfield” si një nga stadiumet e tij të preferuar.
Buffon, i cili tani është tek PSG, ka gëzuar një karrierë të shkëlqyeshme në të gjithë Evropën – kryesisht për Juventusin për 17 vite, transmeton Periskopi.
Gjatë pyetjeve-përgjigje në Istagram këtë javë, një tifoz i kërkoi Buffonit për stadiumet e tij të preferuar të futbollit.

“Ka shumë prej tyre”, shpjegoi ai.
“Definitivisht Anfield në Liverpool, ishte një nga stadiumet – së bashku me Rangers në Glasgow dhe Fenerbahce në Stamboll – ku ka pasur zhurmë të madhe për 15-20 minutat e para që unë kisha probleme në përqendrim”./Periskopi/




