Buffon tregon skuadrën me të cilën nuk dëshiron të ndeshet
Juve kaloi në çerekfinale falë fitores 3 me 0 në rezultat të përgjithshëm ndaj Portos, ndërsa Leicesteri eliminoi Sevillën 3 me 2 në dy ndeshjet.
“Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Pavarësisht ndeshjes së parë dhe që mbeten me një futbollist më pak në fushë, mund të ndëshkohesh”, ka thënë Buffon për “Mediaset Premium”, transmeton Koha.net.
Buffon thotë se në shortin e 17 marsit nuk dëshiron që Juve të përballet me Leicesterin.
“Dua të shmangin Leicesterin. Ata kanë entuziazëm dhe pasion, por edhe armët për të lënduar këdo”, ka shtuar ai.



