Buffon zbulon arsyen se pse e ndërroi fanellën me Mbappen
Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka treguar se pse e ka ndërruar fanellën me talentin e madh të Monacos, Kylian Mbappe.
“E kam ndërruar fanellën me Mbappen pasi kur unë kam qenë i ri askush nuk dëshironte ta ndërronte me mua dhe këtë gjë e urreja”, ka thënë Buffon.
Portieri italian është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ku deri më tani në Ligën e Kampionëve ka pësuar vetëm dy gola.
Ndeshja kthyese mes Juventusit dhe Monacos zhvillohet të martën.



