Buja: Bizneset e vogla janë shtylla e zhvillimit ekonomik të Lipjanit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja ka njoftuar se ka vizituar bizneset e vogla në këtë qytet.
Buja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se bizneset nuk janë vetëm ndërmarrje por garanci për zhvillim dhe punësim.
“Sot vizituam bizneset e vogla në qytetin e Lipjanit, motorin e vërtetë të ekonomisë sonë dhe punëdhënësit më të mëdhenj të qytetarëve tanë. Për ne, bizneset e vogla nuk janë vetëm ndërmarrje, por garanci e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies së Lipjanit. Ato do të jenë gjithmonë në fokusin tonë të përkrahjes, sepse përmes tyre ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ai.
Ai ka treguar se vizitën e ka përmbyllur me një drekë tradicionale te “Daja”, në sheshin Adem Jashari.
Njoftimi i plotë:



