Buja: Problemi i ujit të pijshëm në Babush do të trajtohet me prioritet

Buja: Problemi i ujit të pijshëm në Babush do të trajtohet me prioritet

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka njoftuar  se ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Babush, ku ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, si dhe kandidati për Kuvend Komunal, Avni Mustafa.

Buja përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar se çështja e furnizimit me ujë të pijshëm, e cila mbetet një nga problemet më të mëdha të këtij fshati, do të jetë ndër prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm.

“Së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, si dhe kandidatin tonë për Kuvend Komunal, Avni Mustafa, u takuam me banorët e Babushit.U zotuam se problemi i ujit të pijshëm, si dhe sfidat tjera të këtij fshati do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm.Mbështetja e fuqishme që morëm nga Babushi është garanci për fitoren që po vjen”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: