Buja viziton bizneset zotohet për mbështetje për prodhimin vendor
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka njoftuar se ka vizituar fabrikën e FoxMarble në Kërqevë.
Buja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se fabrika është funksionuar që 10 vite duke ndërtuar treg të konsoliduar vendos dhe ndërkombëtar.
“Sot vizitova fabrikën FoxMarble në Kërqevë, e cila tashmë 10 vite funksionon me sukses, duke ndërtuar një treg të konsoliduar vendor dhe ndërkombëtar në përpunimin e granitit dhe mermerit. Kjo fabrikë, me një sipërfaqe prej 6,000 m² dhe të pajisur me makineri moderne digjitale, menaxhohet me profesionalizëm nga Bashkim Sylejmani dhe Irfan Berisha, ndërsa aktualisht punëson 15 punëtorë nga Lipjani”, ka shkruar ai.
Sipas tij, FoxMarble është shembull se si investimet serioze krijojnë vende pune, sjellin zhvillim ekonomik, si dhe e promovojnë komunën tonë në tregun ndërkombëtar.
Buja është zotuar se si kryetar i Lipjanit do të mbështet prodhuesit vendor.
“Si kryetar i ardhshëm i Lipjanit, do të jem i përkushtuar që të mbështes dhe të nxis iniciativa të tilla prodhuese që e bëjnë komunën tonë më të fuqishme ekonomikisht dhe më të mirë për qytetarët tanë”, ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:



