Bukuroshen Atifete Jahjaga nuk e keni parë asnjëherë kështu (Foto)
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka përditësuar fotografinë e profilit në rrjetin social “Facebook” – transmeton Periskopi.
Duket se ajo ka realizuar një fotosesion të ri tek njëri prej fotografëve më të njohur.
Në fotografinë e publikuar, Jahjaga shfaqet elegante, me grim e flokë të rregulluara.
Ajo duket mjaft bukur në këtë fotografi.
Por, ajo çka dallohet është përdorimi i tepërt i fotoshopit në fotografinë e ish-presidentes.
Edhe gjatë kohës sa ishte presidente, Jahjaga është komentuar mjaft shumë për paraqitjet dhe dukjen e saj.
Së fundmi, ajo është përfolur se është divorcuar nga bashkëshorti, për çka nuk ka pranuar të flasë publikisht./Periskopi




