Bukuroshja shqiptare takon ‘kriminelin’ më të bukur në botë (FOTO)
Albana Osmani po qëndron në Kanë ku ka takuar shumë fytyra të njohura botërore.
Jeremy Meeks i cili u cilësua nga të gjitha mediat si ‘krimineli më seksi’ që ka qenë dënuar ndonjëherë. Ai madje më tepër u bë i famshëm nga pamja e tij se sa nga dënimi që kishte marrë.
Megjithatë para një viti ai mbaroi dënimin duke u kthyer në shtëpi ku ai ka bashkëshorten dhe tre fëmijët.
Albana ka takuar në festivalin e Kanës modelin Jeremy ku nuk ka hezituar të bëj dhe foto me të.





