Bullgarë mos u tutni nga minat, në stadium kemi një ‘bombë’ dhe një ‘raketë’ që do t’iu shkatërrojnë
Kombëtarja e Kosovës nesër [e hënë] me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e EURO 2020
Federata e Futbollit të Bullgarisë ka dhënë një paralajmërim të përçudshëm për tifozët e saj, duke i këshilluar ata që të mos largohen nga qendra e qytetit të Prishtinës pasi sipas tyre mund ta hasin në mina, raporton Periskopi.
“Ne këshillojmë që natën vonë të mos dilni jashtë qendrës së qytetit për arsye sigurie. Poashtu shmangni vizitat në largësi për shkak të pranisë së mundshme të minave të mbetura nga lufta” thuhet në njoftimin e Federatës bullgare.

Federata e Futbollit të Bullgarisë po brengoset që tifozët e saj nuk do kalojnë mirë në Prishtinë, në kryeqytetin më të shëmtuar të Evropës sipas BBC.
Bullgarët nuk duhet të kenë frikë nga minat sepse në ato nuk do ta hasin fare. Ata sikur të gjithë të tjerët që kanë vizituar Prishtinën ndoshta do të mbesin pa fjalë kur do ta shohin se sa e ‘bukur’ është Biblioteka Kombëtare, objekti i katërt më i shëmtuar në botë sipas britanikes ‘The Indipedient’.

Por, ata do të mahniten kur të shohin fytyrat e lumtura e me shumë pozitivitet të njerëzve të vetëm që janë të izoluar nga Evropa.
Për mikëpritjen që dimë ta bëjmë vetëm ne janë të informuar sigurisht edhe vetë bullgarët, por një gjë të tillë me gjasë nuk po dëshirojnë ta pranojnë.
Tifozët bullgarë s’kanë pse të frikësohen dhe lë të lëvizin lirshëm në Prishtinë pasi nuk do të hasin në mina, por në stadium do ta shohin me sytë e tyre një ‘bombë'[Arbër Zenelin] dhe një ‘raketë'[Milot Rashicën] që me gjasë do t’i ‘shkatërrojnë’ ata dhe nuk do t’i harrojnë për një kohë të gjatë.

Arbër Zeneli po kalon një formë fantastike te skuadra e tij e re, Reims, ndërsa me Kosovën gjithmonë ka treguar paraqitje të mëdha dhe një të tillë pritet që ta shohim edhe nesër nga ai.

Milot Rashica që tashmë njihet si ‘Raketa’ po e ka fjalën e fundit te Werder Bremen dhe është më i uritur se kurrë që t’i tregojë vlerat edhe te Kombëtarja dhe nesër pritet që të jetë nata e tij.
?? This dipping finish by Kosovo star Milot Rashica ?#NationsLeague pic.twitter.com/A3Ao4rBjOJ
— UEFA EURO 2020 (@UEFAEURO) October 17, 2018
Bullgarët që po kanë frikë nga minat në fund me gjasë do të marrin nga një trileqe pasi me formën që po tregojnë Dardanët kjo ndeshje shumë lehtë mund të përfundojë me rezultat 3-0. /PERISKOPI/



