Zbulohet bukuroshja që do të zëvendësojë Marinën te “Procesi Sportiv (Foto)

Zbulohet bukuroshja që do të zëvendësojë Marinën te “Procesi Sportiv (Foto)

Marina Vjollca mund të jetë në sezonin e fundit nën drejtimin e emisionit shumë të ndjekur “Procesi Sportiv”.

Prej kohësh është diskutuar se ajo do të bëjë një emision fëmijësh dhe zërat kanë nisur sërish të flasin. Madje këtë herë i është gjetur edhe “zëvendësuesja”.

Bëhet fjalë për një vajzë që quhet Xhejmsi Dervishi, e cila mendohet se do të jetë shoqëruesja e Edi Manushit në sezonin e ardhshëm, raporton Albeu.

Po kush është Xhejmsi, vajza që u përzgjodh nga syri artistik i fotografit Sonny? Ajo është 21 vjeçe, ka mbaruar studimet për Administrim e Politika Sociale. Pasioni i saj është modelingu.

Pritet të shohim zhvillet në ditët apo muajt në vijim, por mesa duket Xhejmsi me format e saj perfekte do të jetë bukuroshja e radhës që do t’i futet botës së futbollit.

 

Shpërndaje në: