Bunjaki e De Biasi vëzhgojnë në të njëjtin vend

Bunjaki e De Biasi vëzhgojnë në të njëjtin vend

Bunjaki, të premten mbrëma, ishte në Split në ndeshjen mes Hajdukut dhe Istras, ndërsa De Biasi të shtunën qëndroi në Zagreb ku përcolli ndeshjen mes Lokomotivas dhe Osijekut. Dy ndeshjet i takuan kampionatit të Kroacisë në futboll dhe u fituan nga skuadrat vendase, përkatësisht nga skuadrat ku luajnë futbollistët e dy përzgjedhësve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me gjasë ishte vetëm rastësi që dy përzgjedhësit zgjodhën Kroacinë për të vëzhguar lojtarë në këtë fundjavë. Bunjaki në Split qëndroi për të vëzhguar mbrojtësin 20-vjeçar Ardian Ismajli.

Hajduku, skuadra e famshme kroate, pati punë të lehtë, duke fituar 4:0. Ismajli në lojë hyri në fillim të pjesës së dytë në vend të lojtarit nga Kavaja, Hysen Memolla. Ismajli luajti si mbrojtës i djathtë dhe nuk pati shumë punë. Ai është në pritje të debutimit te Kosova.

Është grumbulluar për ndeshjen me Finlandën, ndërsa më pas pësoi një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushës. Pritet të ftohet për ndeshjen e 24 marsit ndaj Islandës.

Shpërndaje në: