Bunjaki e rikthen në skuadër Perdedajn
Albert Bunjaki ka rikthyer në skuadër për ndeshjen me Turqinë mbrojtësin e krahut të djathtë, Fanol Përdedaj.
Në listën e Bunjakit të publikuar të hënën emrin i mbrojtësit Përdedaj nuk figuronte me arsyetimin se ai nuk kishte luajtur shumë me skuadrën e tij gjermane, Munich 1860, transmeton Periskopi.
25-vjeçari u ftua pasi te Kosova me lëndime janë Avni Pepa dhe Valon Berisha, ndërsa ardhjen e ka anuluar për shkak të lëndimit edhe Benjamin Kololli, Leart Paqarada e Elbasan Rashani.
Kujtojmë që Perdedaj është ndër lojtarët më të aktivizuar tek Përfaqësuesja e Kosovës. /Periskopi/



