Bunjaki flet pas edhe një humbje të Kosovës

Bunjaki flet pas edhe një humbje të Kosovës

Albert Bunjaki është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në humbjen 2:0 nga Ukraina në “Loro Boriçi”.

“Bëmë paraqitje të mirë duke e pasur parasysh kundërshtarin me të cilin jemi përball që mendoj që do të shkojë në Botëror. Nuk jemi ne nivelin e tyre”, tha Bunjaki.

Ai lavdëroi edhe Besart Halimin, që bëri paraqitje fantastike.

“Konkurrenca ka bërë që Halimi fillimisht të largohet, por pas transferimit në klubin e ri, ai po luan më shumë dhe po bën paraqitje fantastike dhe tani gjendet edhe me ne ku luajti mjaft mirë kundër Ukrainës”, shtoi Bunjaki.

 

Shpërndaje në: