Bunjaku e Ajeti ia sigurojnë fitoren St.Gallenit

Bunjaku e Ajeti ia sigurojnë fitoren St.Gallenit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku dhe Albian Ajeti kanë shënuar nga një gol në fitoren 2:1 të St. Gallenit kundër Thunit.

Golin e parë e ka shënuar Bunjaku në minutën e 48, për të barazuar më pas Thun në minutën e 51’ me golin e Joel. Por, tetë minuta pa përfunduar takimi në skenë doli Albian Ajeti, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores.

Shpërndaje në: