Bunjaku: Ndaj Ukrainës luajmë më ndryshe se ndaj Kroacisë

Bunjaku: Ndaj Ukrainës luajmë më ndryshe se ndaj Kroacisë

‘Dardanët’ u mposhtën ditë më parë nga Kroacia me rezultat të thellë prej 0:6.

Bunjaku thotë se skuadra e tij do të tentojë t’i befasojë ukrainasit.

“E dimë se përballemi me një ekip shumë të mirë përsëri. Ekip ky që ishte pjesë e Evropianit në Francë, ndërsa ne kemi ekip të ri, me lojtarë të rinj. Ne kemi diskutuar rreth synimeve, dhe ne do të punojmë fuqishëm për të arritur në Evropianin 2020, sepse mendoj se kjo është fer për ne që ta arrijmë, por në të njëjtën kohë ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën në këto ndeshje që të marrim pikë sa më shumë”, është shprehur Bunjaku.

“Ndeshja ndaj Ukrainës do të jetë shumë e vështirë. Ata ndaj Turqisë kanë luajtur shumë mirë. Ne do të mundohemi që t’i befasojmë nëse kemi raste. Mendoj se do të jetë një ndeshje më ndryshe nga ajo e fundit që patëm. Kjo ndeshje do të jetë më direkte, dhe do të jemi më të mbyllur se në ndeshjen e fundit. Ukraina ka lojtarë shumë të mirë, ne e dimë këtë, i kemi analizuar, kemi shikuar shumë ndeshje të tyre të mëparshme. Sigurisht se ata kanë një ekip shumë të mirë, por ne do të tentojmë që t’i befasojmë, nëse kemi rastin ta bëjmë, do ta bëjmë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: