Bunjaku paralajmëron ardhje të reja te Kosova
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka paralajmëruar ardhje tjera të lojtarëve te Kosova.
Ai insiston se skuadra e tij nuk është ende e kompletuar.
“Ndaj Finlandës na kanë munguar disa lojtarë si Loret Sadiku, Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, por edhe Besart Berisha. Gjithashtu, jemi duke i pritur edhe dy lojtarë të rinj, mbrojtës të krahut, të cilët do ta rrisin konkurrencën, por e presim edhe një portier”, deklaroi për Zërin, trajneri kosovar, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që edhe Përparim Hetemaj t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.



