Me buqetë lulesh dhe buzëqeshje në fytyrë, Anita dhe fëmijët sot në vizitë te kryemnistri (Foto)

Me buqetë lulesh dhe buzëqeshje në fytyrë, Anita dhe fëmijët sot në vizitë te kryemnistri (Foto)

Ka një javë prej se Ramush Haradinaj është shpallur kryeministri i i ri i Republikës së Kosovës.

Që në ditët e para të këtij posti, ai ka qenë mjaft aktiv rreth zhvillimeve të fundit në vend, gjersa edhe emri i tij ka qenë mjaft i lakuar në media.

Dita për të tashmë nis me shumë angazhime, por pasditja e sotme (e shtunë) ka qenë mjaft e relaksuar për Haradinajn, kjo falë një befasie të këndshme.

Bashkëshortja e tij, Anita Muaçaj-Haradinaj së bashku me tre fëmijët e tyre, kanë marrë rrugën drejt kryeministrisë, për të takuar kryefamiljarin e tyre.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vet Anita përmes një fotografia të publikuar në InstaStory, ku shfaqet mjaft e buzëqeshur bashkë me fëmijët teksa bëheshin gati për vizitë.

Në mesin e tyre nuk mungonte edhe një buqetë me lule, si dhuratë enkas për kryefamiljarin.

“Në vizitë te Kryeministri” (sic.), ka shkruar Anita në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: