Burgu ku ndodhet Diddy ka një mori të burgosurish famëkeq
Për rreth 14 muaj, Sean Combs ka qenë i mbyllur në Qendrën famëkeqe Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, Nju Jork.
Avokatët e tij nuk patën sukses në përpjekjet për ta liruar atë me kusht, pasi argumentuan se kushtet brenda ishin “të tmerrshme”.
Institucioni është i njohur për të burgosurit e tij të kaluar dhe të tashëm.
Thuhet se Combs ka ndarë një dhomë me sipërmarrësin e kriptomonedhave Sam Bankman-Fried, i cili dikur drejtonte një kompani me vlerë miliarda dollarë dhe u dënua për akuza të shumta mashtrimi, transmeton klankosova.
Çfarë është MDC Brooklyn?
MDC Brooklyn është një qendër paraburgimi (detention facility).
Kapaciteti i tij varion prej rreth 1,200 deri në 1,700 të burgosur.
Aty mbahen persona që janë në pritje për gjykim federal (pre-trial detention), dhe gjithashtu disa që kanë marrë dënime të shkurtra.
Ka pasur prej vitesh kritika të shumta për kushtet aty, dhoma të mbushura, mungesë stafi, incidente të dhunshme brenda burgut, çështje higjienike, ankesa për mbrojtje mjekësore, dhe vdekje të dënuarish, përfshirë vetëvrasje.
Lista e disa të famshmëve që janë mbajtur aty:
R.Kelly – këngëtar, i akuzuar për abuzime seksuale dhe trafik seksual.
Ghislaine Maxwell – bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein-it, përfshirje në akuza për peng marrje dhe trafik seksual të të rinjve.
Sam Bankman-Fried – themeluesi i FTX, akuzuar për mashtrim financiar.
Martin Shkreli – “Pharma Bro”, i akuzuar për çmimet e larta të barnave dhe për sjellje skandaloze biznesi.
Keith Raniere – themelues i kultit NXIVM, akuzuar për trafik seksual, abuzim, manipulim psikologjik dhe krime të tjera.
Juan Orlando Hernández – ish-president i Hondurasit, akuzuar për trafik droge dhe armësh.
Fetty Wap – reper./Periskopi/



