Burim Ramadani rikthehet në AAK- Në listën për deputet

Burim Ramadani rikthehet në AAK- Në listën për deputet

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, do të jetë kandidat i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj  për ish-kryeinspektorin e AKI-së, tha se është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit.

“Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit.Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën”.

“E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit.  Kosova ka nevojë për të.  Ne kemi nevojë për të.  Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament”, ka shkruar ai./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: