Burim Ramadani: Ta ndryshojmë politikën, jo veç pushtetin-tash është koha

Burim Ramadani: Ta ndryshojmë politikën, jo veç pushtetin-tash është koha

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka bërë thirrje për ndryshim të thellë të politikës dhe jo vetëm të pushtetit.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin social  Facebook ka thënë se duhet të ndryshohet kultura politike.

“Ta ndryshojmë politikën, jo veç pushtetin!Sot dua të apeloj për një ide thelbësore: Nuk mjafton ta ndërrohet pushteti. Duhet të ndryshojë politika vetë!Ta ndryshojmë kulturën politike!Prej shumë vitesh, njerëz të ndershëm, me dije dhe përvojë, kanë qëndruar larg politikës.Shpesh nga zhgënjimi, ose nga bindja se politika nuk mund të bëhet ndryshe.Unë besoj se mundet dhe se tash është koha”, ka shkruar ai.

Ramadani ka thënë se shërbimi ndaj atdheut nuk është zgjidhje është obligim.

“Ne e kemi një Kosovë. Një shtet, një mendje e zemër! Shërbimi ndaj atdheut nuk është zgjedhje. Është obligim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: