Kaq vota mori VV’ja në Burojë

Kaq vota mori VV’ja në Burojë

Sami Lushtaku fitoi me mbi 90% të votave në Burojë, vendlindjen e liderit historik të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt mori 485 vota nga 530 në total në qendrën e votimit në Burojë. Lushtaku kryeson me 91.51% të votave në këtë fshat.

I dyti në këtë qendër votimi të vendosur në shkollën fillore ‘Abedin Rexha’, doli kandidati i Iniciativës Qytetare për Skenderaj, Sokol Halili, i cili fitoi 24 vota.

Vetëvendosje, në vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi mori 21 vota, tregojnë rezultatet preliminare të KQZ-së.

Në zgjedhjet lokale, partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurti garoi me Hysni Mehanin si kandidat për kryetar.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Sami Lushtaku i PDK-së prin me 91% të votave në garën për kryetar të Skenderajt, i pasuar nga Hysni Mehani i Vetëvendosjes me 4% të votave.

Shpërndaje në: