Burri 27 vjeçar sakrifikohet për ‘letra’, martohet me gruan 72 vjeçare (Foto)
Ish-burri i 72 vjeçares Angela Nwachukwu e cila shpenzoi 20,000 funta duke u përpjekur të marrë një vizë për bashkëshortin e saj Nigerian 27-vjeçar – shprehu shqetësime se ajo ishte “duke u mashtruar”.
Donald Neate 71 vjeçar, e përshkroi gjyshen e gjashtë fëmijëve, ndërsa ajo vazhdon të luftojë për burrin e saj që është 45 vjeç më e re se ajo – që t’iu mundësohet jetesa atij ne vendin e saj, raportoi The Sun, transmeton Periskopi.
Donald, i cili u nda nga Angela 18 vjet më parë, deklaroi për Daily Mail se “Herën e parë që dija për këtë rast ishte kur i lexoja gazetat dhe ajo ishte mashtruar nga një njeri që vetëm dëshiron të hyjë në vendin tonë”.
Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se ajo do të duhet të merret me pasojat e veprimeve të saj.
Angela këmbëngul se CJ është shoku i saj i shpirtit, dhe pasi që ata u martuan, kanë shpenzuar 20,000 paund për të vizituar atë dhe është duke bërë përpjekur që CJ ta sjellë në Britani të Madhe.
CJ’sç iu mohua një vizë, por ajo thotë se martesa e tyre është e fortë, pavarësisht 4000 milje mes tyre.
Angela, një shofere taksie në pension, tha për The Sun se “CJ është njeriu më i kujdesshëm që çdo grua mund të dëshirojë të jetë me të”.
“Pas martesës, e kisha të vështirë duke e lënë CJ-në. E dija se do ta shihja përsëri së shpejti, por kërkesa për vizë familjare u refuzua”, shtoi ajo.
“Isha kaq e vendosur për të marrë një vizë për të, kam angazhuar edhe avokatë për të luftuar për drejtën tonë. Unë e kam vizituar atë dy here”, tha me fjalë të tjera Angela./Periskopi/













