Burri i cili ka mbi 145 fëmijë me 25 gra të ndryshme (Foto)
Një burrë kanadez, është shpallur fajtorë sepse kishte 25 gra dhe mbi 145 fëmijë të lindur, i cili për dekada me radhë po gjykohej për poligami, transmeton gazetametro.net
Burri kanadez, i quajtur Winston Blackmore është shpallur fajtorë për poligami, ai i përket një komuniteti fetar fundamentalist ‘Bountiful’.
Blackmore, 61 vjeç, ishte udhëheqës fetar në Kanada, i cili për 25 vite kishte 25 gra të ndryshme. Martesat me shumë gra quhen poligami, dhe një gjë e tillë në Kanada është e ndaluar me ligj.
Ish-gruaja e Blackmore, ishte e ajo që zbuloj të gjithë historinë e tij prej poligamisti. Ku më pas ishte edhe dëshmitare e rastit.
Gjyqi zgjat 12 ditë, por çështja kundër Blackmore kishte vazhduar për dekada të tëra.

Gjykata në vitin 2011 kishte vendosur se ligjet që ndalonin poligaminë ishin kushtetuese dhe nuk shkelnin liritë fetare të garantuara në Kartën e të Drejtave dhe Lirive.
Blackmore ishte anëtarë i Kishës Fundamentaliste të quajtur ‘Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme’, një sekti mormon, që besojnë në martesat me shumë gra ose ndryshe në poligami.
Ai u akuzua për ‘një lloj bashkimi bashkëshortor’ me 24 gra midis vitit 1990 dhe 2014, sipas dokumenteve të gjykatës.

Blackmore kurrë nuk e mohoi që kishte disa gra, por si pjesë e besimeve të tij fetare që kërkojnë martesa ‘qiellore’ siç thotë ai.
Blackmore është shpallur fajtor, dhe është denuar me pesë vite burg.



