Burri i Albulena Haxhiut ‘me trillime’ të reja në KQZ, akuzon PDK e LDK se kishin marrë vota nga MUP-i i Serbisë

Burri i Albulena Haxhiut ‘me trillime’ të reja në KQZ, akuzon PDK e LDK se kishin marrë vota nga MUP-i i Serbisë

Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar ish-kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën dhe anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së e LDK-së se në vitin 2014 kishin pranuar vota nga MUP-i serb për Listën Serbe.

Në mbledhjen e KQZ-së, Krasniqi ka kundërshtuar propozimet e anëtarëve të PDK-së e LDK-së për votimin me postë nga fletëvotimet e dërguara nga vetë KQZ-ja, pasi që sipas tij koha nuk është e mjaftueshme.

Krasniqi ka thënë se në të kaluarën PDK-ja e LDK-ja kanë vepruar në kundërshtim me ligjin e zgjedhjeve vetëm për të siguruar votat për Listën Serbe.

Sipas Krasniqit, sekretariati ishte urdhëruar që të marrë votat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në qytetin e Nishit në Serbi.

“Në 2014 këto parti bashkë me kryesuesen e KQZ-së e kanë detyru sekretariatin me shku në Nish në zyrat e MUP serb për t’i marrë fletëvotimet e gatuara nga MUP-i për Listën Serbe. Janë dokumentet dhe kërkoni ato dokumenti dhe do ta vëreni se a ka bazë ligjore në ligjin e vjetër për të vepruar në atë mënyrë që kanë vepruar, në fakt ajo realisht është vepër penale. Duhet të reflektojmë që të mos përsëriten në një format tjetër, tash po përsëritet duke e shkelur ligjin për mos me leju mërgatën e atëherë është shkelur për të marrë votat nga Nishi në KQZ për Listën Serbe”, ka thënë Krasniqi në mbledhjen e KQZ-së.

Krasniqi ka kërkuar nga sekretariati i KQZ-së që të bëhet çmos që të sigurohet një votim sa më i thjeshtë e më efikas për diasporën e zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e buxhetit e ndarë për zgjedhjet e 28 dhjetorit është ndarë për votimin e diasporës edhe pse sipas tij votimi me postë do të jetë pothuajse i pamundur, andaj ai ka kërkuar një alternativë tjetër nga ai i votimit me postë.

Shpërndaje në: