Burri i Albulena Haxhiut pretendon se Haradinaj po i “keqpërdor” lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore
Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka komentuar videon e nënës së Ramush Haradinaj, ku ajo shihet duke i përmendur djemtë e saj dëshmorë në luftë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ishte emocionuar gjatë një momenti në emision, kur iu shfaq një video e nënës së tij, duke vajtuar për djemtë e vrarë në gjatë luftës, raporton Periskopi.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka pretenduar se Haradinaj e keqpërdori mërzinë dhe lotët e nënës së tij për fushatë
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë.
“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kishte thënë se përpiqet vazhdimisht t’i lehtësojë dhimbjen dhe mërzinë nënës së tij, e cila ka humbur shumë në luftë.
Ai shtoi se lidhja me të mbetet e pandashme dhe theksoi se mëngjesin e nis çdo ditë pranë saj.
”Mundohem gjithë kohën t’ia heq mërzinë nënës. Çdo mëngjes ditë e filloj me nënën, në 07:00 ora pijmë kafe bashkë”, u shpreh Haradinaj./Periskopi/
Përlotet Ramush Haradinaj derisa sheh videon e nënës Rukë duke vajtuar për djemtë e vrarë



